Profesori i Parisit “godet” Haradinajn: Kryeministër nuk e meriton këtë post!

Aktuale

Profesori i Parisit “godet” Haradinajn: Kryeministër nuk e meriton këtë post!

Nga: N.H Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:19
Ramush Haradinaj

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në facebook, ka treguar se në Francë, kontrolli teknik i një kerri (të importuar ose jo) kushton nga 40 deri në 90 euro, ndërsa në Kosovë një gjë e tillë është 100 euro.

Ai lidhur me këtë ka krahasuar edhe rrogën minimale në Francë dhe atë në Kosovë, për çka rezulton një dallim i madh.

Mes tjerash ai pyet se “ndoshta kryeministri mendon se përralla e taksës ndaj Serbisë mjafton për ta merituar postin që ka”, ndërsa përgjigja e Krakit është që nuk e meriton një pozitë të tillë.

Ja shkrimi i tij:

Shteti bandit

Në Francë, kontrolli teknik i nje kerri (të importuar ose jo) kushton nga 40€ deri ne 90€ dhe ai mund të bëhet në çdo qytezë e qytet, pranë mijëra qendrave teknike (që nuk janë të një pronari, kuptohet).

Në Kosovë, kontrolli po kushtoka 100€, dhe ai mund të bëhët në qendrat teknike të një operatori të vetem.

Në Francë rroga minimale është rreth 1200€ në muaj. Në Kosovë 200€ në muaj.

Merreni me mend tash sikur një kontroll teknik të kushtonte në Francë 50% e rrogës minimale ose 600€. Do ndodhte luftë civile që nesër.

Dhe neve na del Pali e na tregon, me shqipe të masakruar dhe me belbëzime injorance, se kontratat tash s’kanë afat, janë më të forta se ligji e kushtetuta.
Del pa fije turpi dhe mbron diçka që është në dëm të vendit dhe të qytetarëve. I del turpit në mbrojtje pa e thënë asnjëherë fjalen keqardhje.

Ndoshta kryeministri mendon se perralla e takses ndaj Serbisë mjafton për ta meritu postin që ka. Por jo!

A i tregon dikush që, në fakt, për popullin e Kosovës, shumë më i dëmshëm se pllazmat e Serbisë është krimi ekonomik i bandave nën mbrojtjen e qeverisë.

Ku jeni nis o burra?
A e mendoni momentin kur do jeni askushi, dmth momentin kur do riktheheni në realitet. Momentin kur do ta kuptoni se karriera e kravatat kanë qenë veç sekuencë aksidentale e jetuar me zor, në fiksion total dhe në kurriz të 2 milionë njerëzve të pashpresë.

Nejse... ju nuk mendoni. Ju veç e hani shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat