Paralajmëron profesori i njohur: Po vjen shpërthimi i madh në PDK

Aktuale

Paralajmëron profesori i njohur: Po vjen shpërthimi i madh në PDK

Nga: N.H Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:39
PDK

Prof. dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment rreth problemeve me të cilat është duke u përballur partia e Kadri Veselit.

Ai thotë se përkundër Kuvendit të rregull e pa ndonjë problem që mbajti kjo parti, e nga ku u rizgjodh Veseli në krye të partisë edhe për katër vite, ngadalë po vërehet revolta nga shokët e Veselit.

Ai ka paralajmëruar se kjo revoltë së shpejti edhe do të shpërthejë brenda vet PDK-së, sepse, sipas tij, këtë parti po e udhëheq njeriu i cili nuk dinë ta unifikojë PDK-në nga brenda, mirëpo krijon përçarje të cilat jo shumë gjatë edhe do të shpërthejnë.

Ndryshe, së fundi, një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës i cili udhëheq edhe me degën e kësaj partie në Skenderaj, Sami Lushtaku, thotë se atë nuk mund ta largojë askush nga partia. Porosia e Lushtakut për Kadri Veselin është se s’ka bir nane që e largon nga PDK-ja.

Ja shkrimi i plotë:

PO VJENË SHPËRTHIMI I MADH NE PDK.

Para disa ditesh u mbajtë Kuvendi i fundit ne PDK.Sipas dukjeve vizuele në atë Kuvend çdo gjë ishte në rregull,U panë buzeqeshje dhe duartrokitje frenetike,kur i vetmi kandidat Kadri Veseli e fitoi edhe një mandat,pa kundërkandidat.

Ky Kuvend i gjasonte Kongreseve të PPSH në të cilat vazhdimisht Enver Hoxha fitonte me 99,99"

Ashtu siç e ka zakon Kadri Veseli në këtë Kuvend e lëshoi bombën e radhës pas asaj bombës për Formimin e gjykatës Speciale për krimet serbe në Kosovë,e cila dikund u ngulë në gozhdë dhe nuk po lëvizë fare.Kjo punë e Vesleit ishte krejte sa për te thanë diçka,sa nuk e kanë thanë të tjerët.

Por Kadri Veseli tha diçka edhe në këtë Kuvend ai e nisi"luftën çlirimtare" kundër korrupcionit në PDK,sepse kjo Parti ishte njerat nga Partit më të korruptuar në Kosovë,e njohur me skandale dhe afera korruptive ne të gjitha nivelet e pushtetit,e cila kulmoi më Klanin Pronto,në krye te se cilit ishte vetë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi,tha:

"Do te largohën të gjitha ata qe kanë precdedent kriminal të cilët edhe po hetohën dhe gjykohën nëpët gjykata"

Kjo "lufta çlirimtare"e Kadri Veselit i përfshiu shokët e tij të cilët i konsideronte si"dele të zeza në Parti".Kjo kishte të bante me figurat e mëdha të PDK,pra me shokët e Veselit si Adem Grabovcin,Sami Lushtakun Sokol Bashotën,Besim Beqën,etj të cilët duhet ti lëshojnë funksionet publike qe mbajnë.I menjëhershëm ishte Bseim Beçaj i cili dha dareheqëje nga ministri.

Por,nuk ishte bash krejtë qashtu siçdukej vizelisht pamja e ketëj Kuvendi,ne te kishte edhe të pakenaqur bash me këtë nisjativë të Veselit.Te pakenaqur ishin se pse Veseli nuk e nisi këtë"luftë Çlirimtare"nga te korruptuarit bash nga vetëvehtja sepse Kadri Veseli konsiderohet is prijesi i vallës se korrupcionit në këtë parti i cili ishte siç thotë Grabovci ne kye te Klanit Pronte

Është interesant të përmendet se kjo iniciativë e "luftës çlirimtare"nga korrupcioni nuk po e përkrahin partitë tjera,bile as AAk qe është në koalicion më PDK.Por është kjo një iniciative e Kadri Veselit për ta la dhe shpërla vehtën së sa partinë të cilën e udhëhëq.

Kështu ngadal "çorba po zihet"brenda PDK.Po vrehet revolta nga shokët e Veselit të cilet i etikëtoi si"dele te zeza" ne Parti.

Kjo revoltë së shpejti edhe do të shpërthjë brenda vet PDK,sepse këtë parti po e udheheq njeriu i cili nuk dinë ta unifikoj PDK nga mbrenda por krijon përçarje të cilat jo shumë gjatë edhe d te shpërthejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat