Vjosa Osmani tregon se kur mund të rrëzohet Qeveria “Haradinaj”

Aktuale

Vjosa Osmani tregon se kur mund të rrëzohet Qeveria “Haradinaj”

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 20:59
Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ndërsa ka folur për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”  ka thënë se opozita tashmë ka 58 vota.

“Është çështje muajsh, ne jemi te ai 58-shi i votave. Nënshkrimet i kemi mbledhur ne, i ka mbledhur VV. Në njërën nga seancat i ka sjell edhe PSD-ja. Janë nënshkrimet e deputetëve të LDK-së, VV-së dhe PSD-së”.

“Në qoftë se dështojmë atëherë kjo nuk do të ishte veç shtyrje për neve, por edhe njëfarë fuqizimi i qeverisë. Mendoj që tash është një momentum tjetër sepse pakënaqësitë brenda koalicionit parazgjedhor janë më të mëdha se që kanë qenë. Momentumi është i qëlluar për ta diskutuar këtë punë mirëpo nuk mund ta hedhim në votim pa qenë të sigurt për këtë proces”, ka deklaruar ajo në KTV.

Ajo ka paralajmëruar se koha e fundit për të rrëzuar qeverinë do të jetë vjeshta e këtij viti, nëse nuk ndodh ndonjë lëvizje tjetër gjatë verës.

Kujtojmë se të mërkurën mbrëma kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se partia e tyre është që qysh javën e parë të korrikut të ngritet mocioni ndaj qeverisë, por se LDK-ja po insiston që të bëhen 61 vota, ndërsa shtoi se nuk e di nëse kjo lidhet me zgjedhjet e brendshme partiake që kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat