Shqipe Pantina nënkryetare e PSD-së

Aktuale

Shqipe Pantina nënkryetare e PSD-së

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 21:45
Këshilli Drejtues i Partia Socialdemokrate

Këshilli Drejtues i Partia Socialdemokrate (PSD) e ka zgjedhur sot Shqipe Pantinën nënkryetare të PSD-së dhe Dardan Molliqajn sekretar të përgjithshëm.

“Sot, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të PSD-së, ku u diskutua për situatën politike dhe mbi planin organizativ për rritje dhe zgjerim. Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli Drejtues votoi si nënkryetare zonjën Shqipe Pantina, votoi si sekretar të përgjithshëm zotin Dardan Molliqaj, ndërsa zgjodhi anëtarë të Kryesisë: znj. Adea Batusha, znj. Aida Rushiti, z. Ardian Olluri dhe znj. Natyra Kuçi”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat