Hoxhaj pas rikthimit të Rusisë në KE: Ky veprim përbën dështim të këtij institucioni

Aktuale

Hoxhaj pas rikthimit të Rusisë në KE: Ky veprim përbën dështim të këtij institucioni

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:12
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj,  ka reaguar ashpër pas rikthimit të Rusisë në Këshillin e Evropës, pasi që e njëjta ishte përjashtuar pasi kishte aneksuar Ukrainën pesë vite më parë.

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj është shprehur se vendimi i sotëm i Këshillit të Evropës përbën dështim të këtij institucioni dhe rikthim në politikat e këqija të jashtme.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, rikthimi i ulëses për Rusinë në Këshillin e Evropës shkel principet fundamentale, vlerat dhe misionin e organizatës.

“Këshilli i Evropës duhet të jetë mburojë e të drejtave të njeriut dhe mbështetës i demokracisë. Turp”, ka përfunduar Hoxhaj në postimin e tij.

Image

Ky vendim ka pasur reagime të shumta edhe nga shtete të tjera të cilat në mënyrë direkte apo indirekte janë prekur nga ndikimi rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat