AKR është duke e shantazhu politikisht Ramush Haradinajn

Aktuale

AKR është duke e shantazhu politikisht Ramush Haradinajn

Nga: Z.B Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:13
Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli

Artan Murati nga Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë se AKR po e shantazhon politikisht kryeministrin, Ramush Haradinaj, sipas tij, për një votë të Labinot Tahirit përcjell “Bota sot”.

Murati këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili, ka shkruar se favorin e bërë nga LDK-ja për futjen në listë zgjedhore e kanë përdorur mirë për ti marrë katër ministri.

Shkrimi i plotë:

Nje parti e vogel si AKR eshte duke e shantazhu politikisht z.Haradinaj dhe krejt qeverine e Kosoves, per nje vote - se te Labit se di a e kane me apo jo. Favorin e bere nga LDK-ja, pra futjen ne liste zgjedhore, e perdoren mire per te marre kater ministri shume te rendesishme, edhe tash bejne hajgare per cdo dite, sidomos ne parlament. Le te sherbej kjo si mesim per subjektet tjera, qe ne te ardhmen mos t'i futen politikes me sy mshele e mos te mbesin te shantazhuara, as nga Lista Serbe as nga askush tjeter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat