Ministria e Dhurata Hoxhës paguan 152 mijë euro për Shërbime të Konsulencës Ndërkombëtare

Aktuale

Ministria e Dhurata Hoxhës paguan 152 mijë euro për Shërbime të Konsulencës Ndërkombëtare

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:14
Dhurata Hoxha

Ministria e Integrimit Evropian ka arritur që për këtë muaj të finalizojë kontratën më të re.

Dikasteri qeveritar që udhëhiqet nga Dhurata Hoxha, kësaj radhe ka nënshkruar një kontratë për shërbimet e Konsulencës Ndërkombëtare.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Shërbime të Konsulencës Ndërkombëtare për nevojat e MIE”, kësaj ministri i ka kushtuar hiç më pak se 152.232,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Madison global Strategies LLC”.

“Sipas nevojave dhe kërkesave të MIE-së dhe institucioneve kyqe në proces kryhen shërbimet qoft në SHBA dhe BE”, thuhet tutje në përshkrimin e tenderit.

Poashtu, në kontratën e publikuar bëhet e ditur se kohëzgjatja e saj është për 12 muaj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat