Pacolli po merr pjesë në Forumin Botëror të Crans Montana në Zvicër - Bota Sot
Pacolli po merr pjesë në Forumin Botëror të Crans Montana në Zvicër

Aktuale

Pacolli po merr pjesë në Forumin Botëror të Crans Montana në Zvicër

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 08:53
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Gjenevë.

Ministri Pacolli po merr pjesë në “Forumin e Crans Montana” në Gjenevë, ku si panelist do të mbajë një fjalim në këtë forum, ku pastaj do të diskutohet për një reflektim global mbi mënyrat e nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur më së miri sfidat e Paqes, Zhvillimit dhe Stabilitetit.

Në samitin botëror i 30-të me radhe, tashme tradicional i Forumit Crans Montana po marrin pjesë më shumë se 100 burrështetas nga vendet e ndryshme botërore.

Pjesëmarrës tjerë kryesor të panelit do të jenë Philippe Deuste-Blazu, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Borut Pohor, president i Sllovenisë, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, si dhe ministra, kryeministra të vendeve të ndryshme nga mbar bota përfshirë edhe autoritetet nga Zvicra dhe SHBA-të si dhe përfaqësues të Organizatave ndërkombëtare nga OKB, BE, OSBE, pastaj biznesmen dhe ekspert botëror të fushave të ndryshme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...