Pamje dhe rrëfime ekskluzive nga Llausha pas sulmit të familjes Jashari në Prekaz: Fëmijët njëherë në ditë hajn bukë

Aktuale

Pamje dhe rrëfime ekskluzive nga Llausha pas sulmit të familjes Jashari në Prekaz: Fëmijët njëherë në ditë hajn bukë

Nga: N.Sh Më: 27 qershor 2019 Në ora: 09:06
Pamje nga video

Gjatë fillimit të luftës në Drenicë përveç Prekazit dhe familjes Jashari, cak i sulmeve ishte edhe Llausha.

Në një dokumentar francez, një pjesë e të cilit është shkëputur dhe është shpërndarë në rrjetet sociale, flet për luftimet në Drenicë e konkretisht është fokusu në Llaushë.

Në Shkollën e Llaushës janë të vendosura dhjetëra familje, pas largimit nga shtëpitë e tyre më dhunë nga forcat okupatore serbe.

Si gjithmonë, aty vendin nuk e kanë lëshuar Vëllezërit Geci.

Familja Bajraktari nga Llausha është një ndër familjet e para që me komandantin legjendar Adem Jasharin kanë sulmuar forcat serbe.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Drenicë, padyshim rrënjët i ka në Familjen Jashari në Prekaz, dhe në familjen Bajraktari në Llaushë.

Në këtë video shihen dy vëllezërit e mëdhenj të Gani Gecit, të cilët me bindje flasin se nuk do ta lëshojnë vendin dhe betohen se aty do të vdesin.

“Normalisht ne nuk do të ikim nga Llausha, do të vdesim këtu ku jemi se kjo është tokë e jona, ky është vendi ynë i stërgjysheve dhe katragjysheve tanë”, thotë Haxhi Geci.

Kurse, edhe Fadil Gecii ka të njëjtat fjalë.

“Këtu është pjesë e Drenicës, Llausha nuk është vetëm, por edhe fshatrat tjera që janë përreth, Açareva, Vojniku por edhe të tjerët shqiptarë ku solidarizohen me ne. Ne kemi vendos që të vdesim në shtëpitë tona dhe ne nuk largohemi nga shtëpitë tona”, thotë Fadili.

Ndërsa një grua shqiptare, e cila është e vendosur në shkollën e Llaushës, thotë se nuk i kanë lanë as të marrin tesha e as kurgjo tjetër.

Ajo thotë se për dy ditë nuk kanë hëngër asgjë.

“Prej të enjtes që kemi dal në ora tetë, jemi ardhë qashtu, desh e dathë. Dy net kemi fjetur në mal, fëmija tu qajtë e tu bërtit, pastaj kemi ardhë qitu kemi fjet një natë. Pas kësaj na kanë vendosur në këtë shtëpi dhe na kanë dhuru qito tesha. Dy ditë nuk kemi pas as çka të hamë e as çka të pimë. Tash fëmija tonë njëherë në ditë hajn bukë”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat