Reagon Ministria e Inovacionit: Beqaj nuk ka pasur ndikim në ndarjen e granteve

Aktuale

Reagon Ministria e Inovacionit: Beqaj nuk ka pasur ndikim në ndarjen e granteve

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 09:37
Besim Beqaj

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka reaguar lidhur me raportimet në media dhe ndërlidhjen e ish-ministrit Besim Beqaj, me ndarjen e granteve për “Start - Up” bizneset më 2018.

Ministria dëshiron të sqaroj se ndarja e granteve është bërë nga komisionet e veçanta të formuara nga ministria në të cilat ishin të përfshirë shërbyes civil të emëruara sipas procedurave ligjore.

“Ato komisione nuk i ka emëruar ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj”, thuhet në reagim.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, thekson tutje se me kërkesë të ish-ministrit Beqaj pjesë e komisioneve të vlerësimit për grante ka qenë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i përfaqësuar me një anëtarë, shoqëria civile me një anëtarë, e po ashtu të ftuar në rolin e vëzhguesve kanë qenë përfaqësuesit e ambasadave dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar për ta monitoruar procesin në tërësi.

“Gjithashtu të ftuar për të monitoruar procesin kanë qenë edhe përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsion”, theksohet në reagim.

Në tërë këtë proces thekson Ministria e Inovacionit, ish-ministri Beqaj, nuk ka pas kurrfarë kompetence dhe ndikim, madje gjithnjë ka kërkuar respektimin maksimal të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

“ Ai gjithashtu ka kërkuar që të hapën të dhënat dhe publikimin e të gjitha dokumenteve të cilat ndërlidhen me ndarjen e granteve për bizneset “Start - Up””, thuhet ndër tjerash në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat