Zemaj: Zoti e paqtë bekuar shpirtin tuaj Rrok Berisha

Aktuale

Zemaj: Zoti e paqtë bekuar shpirtin tuaj Rrok Berisha

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2019 Në ora: 11:27
Rrok Berisha

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Rrok Berisha, duke thënë se do të kujtojmë si mik dhe veprimtar të devotshëm të çështjes kombëtare.

Postimi në Facebook:

Zoti e paqtë bekue shpirtin tuaj Rrok Berisha

Do të kujtojmë si mik dhe veprimtar të devotshëm të qashtjes kombëtare. I rreshtuar gjithmonë në të mirë të vendit , kontributi juaj si themelues i Partisë Shqiptare Demokristiane, deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha në kohet me të vështira i rreshtuar në njësite operative të UÇK-së në Dukagjin, në kuader të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës si drejtor për informim në Zyrën e Brigadës 131 të njësive operative të UÇK-së dhe si bashkëpuntor i ngushtë i Komandantit Tahir Zemaj dhe komandantit të Brigadës 131 Nazif Ramabaja.

Lavdi jetës dhe vepres së Rrok Berishes.

Zoti e bekoftë shpirtin e tije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat