Gashi siguron se nuk do të lejohet keqpërdorimi në emër të sponsorizimit

Aktuale

Gashi siguron se nuk do të lejohet keqpërdorimi në emër të sponsorizimit

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 11:59
Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, ka deklaruar se ka mekanizma të tërë të kontrollit që të mos lejohet keqpërdorimi në emër të sponsorizimit të sportit.

Ai tha se vitin e kaluar në raport me ligjin për Sponsorizime e kanë nxjerrë edhe një rregullore për përcaktimin e kritereve për procedurat dhe për dhënien e donacioneve. Ai tha se neni 7 i kësaj rregullore qartësohen dilemat se mund të ketë keqpërdorime. Po ashtu ai tha se edhe tek pjesa e auditimit është e përcaktuar qartë në mënyrë që të mos lejohet të ndodh keqpërdorimi. 

Gashi: Ju ftoj që ta votoni këtë amendament

“Ju ftoj edhe në emër të Qeverisë së Kosovës që ta votoni këtë amendament dhe t’i hapni rrugë dhe mundësi implementimit të ligjit për Sponsorizim. Kjo që do të ndodh sot do të thotë më shumë me medalje për sportistët e vendit tonë dhe më shumë çmime për artistët në fushën e artit dhe kulturës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat