Vjen një goditje nga LDK për PDK-në: Njerëzit tuaj po e pranojnë Kosova po shkatërrohet nga partia e tyre

Aktuale

Vjen një goditje nga LDK për PDK-në: Njerëzit tuaj po e pranojnë Kosova po shkatërrohet nga partia e tyre

Nga: G.B Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:10
PDK

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj zhvillimeve në PDK.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duket se më në fund kemi një pajtim të heshtur të strukturave partiake të PDK-së se njerëzit e tyre “po e shkatërrojnë Kosovën”, përcjell Bota sot.

Nëse është kështu shkruan Gecaj, atëherë do të ishte e duhur që njerëzit e duhur që kanë mbetur të na ndihmojnë ta lirojmë popullin nga shkatërrimtarët.

Postimi i tij i plotë:

“Bashota e mbështet Lushtakun në akuzën se 4-5 njerëz të PDK’së po e shkatërrojnë Kosovën”

Dhe këtë na e tha pikërisht njëri nga figurat kryesore të PDK-së. Plotësisht e saktë, veç se numri i tyre është shumëfish më i madh se “4-5 njerëz”! Po ta kishte thënë këtë dikush nga opozita, shoqëria civile apo mediat, “adoleshentët” e PDK-së do t’u kërcenin në qafë bash si xhelat, ndërsa figurat e larta (seniorët) do t’u drejtoheshin me: “ma hangsh”, “ma flladitsh”, “llapoq”, e shprehje tjera të tilla të nivelit “intelektual” PDK-ist! Megjithatë, duket se më në fund kemi një pajtim të heshtur të strukturave partiake të PDK-së se njerëzit e tyre “po e shkatërrojnë Kosovën”? Nëse kjo qëndron dhe nëse në PDK kanë mbetur sadopak njerëz të ndershëm, do të ishte e udhës të na ndihmojnë që edhe përmes tyre ta lirojmë këtë popull një herë e përgjithmonë nga shkatërrimtarët e tillë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat