Enver Hoxhaj sonte në Vjenë mban fjalimin lamtumirës në meshën për vdekjen e Albert Rohan

Aktuale

Enver Hoxhaj sonte në Vjenë mban fjalimin lamtumirës në meshën për vdekjen e Albert Rohan

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:19
Enver Hoxhaj

Sonte në Vjenë të Austrisë pritet të mbahet mesha kryesore për vdekjen e diplomatit austriak dhe ish zëvendësndërmjetësit për statusin e Kosovës, Albert Rohan.

Dhjetëra familjarë, miq dhe personalitete nga Austria dhe vende të tjera pritet ta nderojnë diplomatin e njohur, Princin Albert Rohan i cili vdiq para dy javësh në moshën 83 vjecare.

Mesha e cila organizohet sonte në kujtim të veprës së tij, që i takon familjes mbretërore, është private dhe do të marrin pjesë miqtë më të afërt të tij.

Mësohet se vetëm tre të ftuar do të mbajnë fjalimin lamtumirës për Rohanin, ku njëri nga ta do të jetë miku i tij i afërt nga Kosova, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Në ftesën e shpërndarë për këtë ceremoni nga Familja Rohan, pos zëvendëskryeministrit Hoxhaj do të mbajnë fjalim edhe Dr. Peter Marboe, shok i Rohanit dhe Dr. Marie Rösch, vajza nga gruaja e tij e dytë. 

Diplomati Rohan ishte mik i Kosovës dhe kujtohet për rolin e tij të madhë në negociatat për pavarësinë e Kosovës ndërmjet viteve 2005-2007 së bashku me ish presidentin finlandez Martti Ahtisaari.

Në librin me kujtime të këtij të fundit, zbulohet se pasi kishte pranuar ofertën e OKB për ti udhëhequr negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, kërkesa e vetme ishte për ta angazhuar Albert Rohanin si numrin ty.

“E dija që në fillim se rezultati final duhet të ishte pavarësia e Kosovës. Kur e pyeta Rohanin se cfarë mendonte, edhe ai tha padyshim që ndan të njëjtim mendim” kujton Ahtisaari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat