Krasniqi e quan votimin e Ligjit për Sport si “Lajmin më të mirë të vitit

Aktuale

Krasniqi e quan votimin e Ligjit për Sport si “Lajmin më të mirë të vitit

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:35
Memli Krasniqi

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Parlament, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët dhe të gjithë deputetët për votimin e Ligjit për Sport, ligj ky që lejon sponzorizimin e klubeve sportive nga kompanitë private.

Krasniqi këtë urim e ka bërë nëpërmjet faqes së tij në Facebook.

Memli, votimin e këtij ligji e ka quajtur si një ndër lajmet më të mira të këtij viti.

Ky është postimi i tij i plotë:

Votimi i sotëm i Ligjit që e mundëson zbatimin e Ligjit për sponsorizime e që i ofron mbështetje më të madhe sportistëve dhe artistëve tanë, është një prej lajmeve më të mira të këtij viti.

Urime vajzave dhe djemve tanë që po e ngrisin lart flamurin e Kosovës anembanë botës. Falemnderit të gjithë deputetëve që e dhanë votën e tyre për këtë Ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat