Ish-mjeku i UÇK-së godet komandantët: Partia e Komandantëve të Luftës

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së godet komandantët: Partia e Komandantëve të Luftës

Nga: A.M. Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:56
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, përmes një postimi në Facebook ka goditur politikanët të cilat  pas luftës erdhën në pushtet, si dhe u shkolluan.

Ai ka shkruar se tash krejt komandantët kanë bërë shkollë mbas lufte, dhe se disa nga ata kanë doktoruar.

Po ashtu, ai ka sugjeruar që PDK-ja t`i kthehet emrit të saj të vërtet Partia e Komandantëve të Luftës apo PKL.

Postimi i plotë:

Bukur ironike ta pastrosh partinë nga komandantët kur vetë je komandant. S’ka lidhje pse ti dikur mbaje zollë e ata automatikë! As për shkollë nuk je i vetmi. Tash krejt komandantët kanë bërë shkollë mbas lufte! Disa edhe kanë doktoruar para teje. Ti në Slloveni, dikush onlinë e dikush në Kosovë. Kur ke shumë pushtet, shumë para dhe shumë shkollë, i ke të gjitha. Mund të të mungojë vetëm një gjë që nuk grabitet me forcë as nuk blehet me para. Kjo është të qenit njeri, por kjo është një gjë e vogël dhe e parëndësishme. Mund të jetë edhe e dëmshme, sepse sapo të bëhesh njeri ato tri “kryesoret”, pushteti, paraja dhe shkolla, të ikin nga dora. Mirëpo ka një mënyrë për t’u treguar se je njeri edhe kur nuk je. I ndërton ndonjë shtëpi dikujt dhe dukesh se je njeri! Ju nuk mund ta transformoni PDK-në, por mund t’ia ktheni emrin e vërtetë që duhet ta mbajë. PDK duhet të quhet PKL: Partia e Komandantëve të Luftës. Dhe, s’ka nevojë të transformohet kurrë. Transformimi! Hajgare a?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat