Mbi 1 mijë të mitur të akuzuar në gjykatat e Kosovës

Aktuale

Mbi 1 mijë të mitur të akuzuar në gjykatat e Kosovës

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 13:11
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Jurisprudencës për Persona të Mitur  2018”.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore  për personat e mitur të akuzuar dhe të dënuar  për  vepra penale në vitin 2018.

Të dhënat për personat e mitur ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit të  kryerësit  të veprës penale, sipas mënyrës së  zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës,  llojit të dënimit dhe masave të shqiptuara për kryerësit e veprave penale.

Sipas  rezultateve të  dala nga ky publikim del se numri i personave të mitur të akuzuar në Gjykatat  Themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2018 ishte  1,179 persona.

Numri më i madh i të akuzuarve ishte  në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej  389 persona, ose 33 % e numrit të përgjithshëm.

Nga gjithsej 1,179 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 713 persona ose 60.5 % e të akuzuarve.

Po ashtu numri më i madh i të dënuarve ishte në Gjykatën e Prishtinës me gjithsej 250 persona   ose  35.1% e numrit të përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat