Sa para ishin ndarë për negociatorët antikushtetues

Aktuale

Sa para ishin ndarë për negociatorët antikushtetues

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:06
Qeveria e Kosoves

300 mijë euro i kishte ndarë Qeveria e Kosovës për anëtarët e ekipit negociator të udhëhequr nga kreu i PSD’së, Shpend Ahmeti e zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Këta me një ekip të përbërë edhe nga 9 persona tjerë, shkuan vetëm tre herë ne Bruksel e vetëm një herë u patën me përfaqësuesen e lartë të BE’së, Federica Mogherinin.

Më 24 dhjetor të vitit të kaluar, ministrat e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj pas  miratimit të projektligjit për dialogun, patën votuar edhe që nga arka e shtetit të ndahen plot 300 mijë euro, që do të shkonin për ekipin negociator.

Pak muaj më vonë ishte bërë e ditur se nga mjetet e ndara nga rezervat shtetërore ishin shpenzuar gati 40 mijë euro, e 22 mijë prej tyre u shpenzuan për udhëtime, bileta aeroplani, të shpenzuara gjatë vizitave në Bruksel.

Një pjesë e të hollave që ishin ndarë ishin shpenzuar edhe për zyrën administrative, ku nga ky ekip u punësuan 12 persona, që filluan të merrnin rrogë që nga muaji prill.

Në Ekipi negociator të cilin e ka vendosur Kuvendi i Kosovës bëjnë pjesë 11 persona dhe aty janë përfaqësues nga partitë politike në koalicionin qeverisës dhe të një subjekti politike opozitar.

Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kishin refuzuar të jenë pjesë e këtij Ekipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat