Kryeministri Haradinaj pyetet: Kur do të japësh dorëheqje?

Aktuale

Kryeministri Haradinaj pyetet: Kur do të japësh dorëheqje?

Nga: N.Sh Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:49
Ramush Haradinaj

Kryeministrit të Kosovës po i kërkohet të ketë pak dinjitet. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka thënë se Ekipi Negociator është kundër kushtetues.

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, potencon që, të gjithë krerët shtetëror që e patën shkel Kushtetutën patën dhënë dorëheqje, ndërsa pyet se, se kur do të jap dorëheqje Ramush Haradinaj?

“Ramush të gjithë krerët shtetëror që e patën shkelë Kushtetutën (për çfarëdo arsye) patën dhënë dorëheqje.

Ti kur do të japish?

Të paktën trego pak dinjitet në këtë aspekt”, shkruan Tali në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat