Haxhiu: Kushtetuesja dëshmoi se Thaçi nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë

Aktuale

Haxhiu: Kushtetuesja dëshmoi se Thaçi nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:58
Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ekipi negociator është në kundërshtim me kushtetuesen, derisa zgjedhjet e jashtëzakonshme i sheh si zgjidhjen e vetme.

Në një konferencë për media, deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu ka thënë se delegacioni shtetëror nuk mund të shkojë tutje, teksa shtoi se pret që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ajo tha se do të vazhdojnë angazhimin e tyre për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Haxhiu: VV është për zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk kemi arsye që të presim tutje

“Ne jemi duke u angazhuar për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj dhe kjo është edhe një arsye shtesë, që ne nuk e kemi luksin të mbajmë një kryeministër, i cili për ta ruajtur karrigen e tij është në gjendje të bëjë gjithçka. Dhe, edhe ta lejojë presidentin Thaçi të hyjë në këtë aventurën e rrezikshme. Pra nuk kemi asnjë arsye që të presim tutje. VV është për rrëzimin e Qeverisë në Kuvendin e Republikës të Kosovës. Por, nuk e kuptojmë se pse po presim tutje, sepse nëse presim që t’i kemi 61 nënshkrime të deputetëve, vetëm humbim kohë”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se presidenti Hashim Thaçi nuk mund të përfaqësojw  Kosovën në dialogun me Serbinë.

Haxhiu: Presidenti Thaçi nuk mund ta përfaqësojw Kosovën në dialogun me Serbinë

“Është vërtetuar qartë se presidenti i Republikës të Kosovës, nuk mund ta përfaqësoj Kosovën në dialogun me Serbinë. Në aktgjykimin e gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të drejtë. Qëndrimi jonë sa i përket dialogut me Serbinë ka qenë i qartë”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat