Sejdiu: LDK e VV ia servuan Hashim Thaçit dialogun në duar

Aktuale

Sejdiu: LDK e VV ia servuan Hashim Thaçit dialogun në duar

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 16:06
Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka adresuar kritika ndaj dy partive tjera opozitare LDK-së dhe VV-së se ata ia servuan në duar presidentit Hashim Thaçi dialogun me Serbinë.

Sipas tij, ky vendim ka rrëzuar  tentimin e PSD-së për t’ia dhënë kompentencat dhe fuqinë vendimmarrëse Kuvendit.

Ky është postimi  i Sejdiut:

Tentimin e PSD për të ja dhënë kompetencat dhe fuqinë vendimmarrëse Kuvendit dhe për t'a hequr dialogun nga duart e Hashim Thaçit e sfiduan dy partitë tjera opozitare LDK dhe VV.

Sot, Gjykata Kushtetuese ka shpallur Ligjin për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit shtetëror në tërësi në shpërputhje me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Partia Socialdemokrate e pranon këtë vendim dhe do të veprojë sipas tij. Rrjedhimisht, nga sot anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë të shërbejnë në këtë organ.

Ne kemi hyrë në Delegacion me kushtin që delegacioni të ketë kompetenca. Meqenesë ato nuk janë më, atëherë qëndrimi ynë në delegacion është pa kurfarë rëndësie ligjore.

Përndryshe, ky proces tani kthehet në duart e Presidentit dhe Kryeministrit. Dhe krejt çka thuhet tani e tutje është e thjeshtë, LDK e VV ia servuan Hashim Thaçit dialogun në duar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat