VV pas vendimit të Kushtetueses: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Aktuale

VV pas vendimit të Kushtetueses: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:09
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila i ka dhënë përgjigje kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kërkuan vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se Presidenti  Thaçi nuk mund të udhëheq Kosovën në bisedimet me Serbinë.

“Siç kemi thënë në kohën kur e kemi kontestuar ligjin për dialogun, projektligji për dialogun ka krijuar një delegacion jo kushtetues të cilit ja mveshën.  Gjykata Kushtetuese sot konstatoi që ligji për Dialogun është anti kushtetues në tërësinë e tij”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, zgjidhja e vetme është shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas saj Gjykata Kushtetuese ka argumentuar që Qeveria ka ingerenca kushtetuese, presidenti i Kosovës nuk mund të përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë, ndërsa zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Ne e kemi kundërshtuar presidentin Thaçi, mënyrën se si ka shkuar ky dialog me Serbinë. Në këto rrethana ku kemi një president që në mënyrë jo kushtetuese ka udhëhequr dialogun, dhe kryeministrin i cili refuzoi të marrë kompetencat e tij, zgjidhja e vetme është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme", tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat