Hoti ka një kërkesë për PSD-në

Aktuale

Hoti ka një kërkesë për PSD-në

Nga: A.M. Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:17
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga PSD-ja që të kërkoj falje që u bë pjesë e shkeljes kushtetuese.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook, se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se është bërë shkelje kushtetuese kur i janë marrë kompetencat kushtetuese qeverisë.

Postimi i plotë:

PSD-ja, në vend se të kërkoj ndjesë që u bë pjesë e shkeljes kushtetuese, po na fajëson neve që kemi mbrojtur Kushtetutën e Kosovës.

Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. Është bërë shkelje kushtetuese kur i janë marrë kompetencat kushtetuese qeverisë. Presidenti ka rol vetëm këshillimor, asgjë më tepër.

Kjo qeveri dhe pseudo-ekipi dialogues duhet të dorëhiqen. Përmes zgjedhjeve të reja, qeveria legjitime do ta marrë në dorë drejtimin dhe përfaqësimin e Kosovës në çdo proces, bazuar në një platformë kushtetuese, të koordinuar mes përfaqësuesve legjitim të qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat