Ish-ambasadori e ish-bashkëpartiaku i Thaçit: Qeveria të japë dorëheqje!

Aktuale

Ish-ambasadori e ish-bashkëpartiaku i Thaçit: Qeveria të japë dorëheqje!

Nga: A.ZH Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:25
Ish-ambasadori i Kosovës në Austri dhe Australi Sabri Kiçmari

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri dhe Australi Sabri Kiçmari, ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria do të duhej të dorëhiqej.

Sipas tij, Qeveria do të duhej të merrte përgjegjësinë politike pas vendimit të Kushtetueses, e cila ka konstatuar se me emërimin e Ekipit negociator me Serbinë, është shkelur Kushtetuta e Kosovës, përcjell Bota sot.

“Si do të kishte vepruar një Qeveri e një vendi me traditë dhe kulturë demokratike, në rast se Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se me emërimin e Delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë ishte shkelur Kushtetuta e vendit? Do të kishte bërë gjënë më të përgjegjshme të mundshme: Do të kishte marrë përsipër përgjegjësinë politike dhe do të kishte dhënë dorëheqje!”, ka shkruar Kiçmari në një postim në Facebook../BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat