Tomë Gashi pas vendimit të Kushtetueses: Na kanë mashtruar nga fillimi, duke filluar nga Thaçi

Aktuale

Tomë Gashi pas vendimit të Kushtetueses: Na kanë mashtruar nga fillimi, duke filluar nga Thaçi

Nga: Z.B Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:40
Tomë Gashi

Sot Gjykata Kushtetuese e kanë shpallur Ekipin negociator antikushtetues.

Ndërsa, në lidhje me këtë temë për gazetën “Bota sot”, foli avokati Tomë Gashi, i cili tha se shumë e thjesht është kjo çështje juridike, ngase, sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka shpallur sot si antikushtetuese ekipin negociator për dialog me Serbinë, ky është vendim përfundimtarë që të gjithë ta respektojnë .

“Tani pyetja është si është e mundur që të formohen këso ekipe që nga fillimi janë antikushtetuese dhe qe duke parë se shefat e këtij ekipi kanë caktuar nipa, dajë, teze e mbesa për çështje kinse administrative, kush do te jep llogari për këto punë. Shteti që behët sipas tekeve të kujtdo që e ndien veten të paprekur nga ligji dhe kushtetuat dhe qe kanë qef të quhen të fortët e Kosovës”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Tutje, Gashi potencoi se kush do te përgjigjet për eskurzionet e këtij ekipi dhe stafit të të afërmve të tyre në Bruksel e gjetiu, kinse për ta mundur Serbin, sipas tij, e para e pikës në luftë nuk janë dorëzuar, por në tavolinë janë dorëzuar që nga fillimi.

Sipas tij, në dialogun me Serbin, kanë shkuar shpesh vetëm me duar në gjepa, ngase, sic thotë ai, janë aq te mençur sa që mendojnë se din gjithçka .

“E që në të vërtet vetëm na kanë mashtruar që nga fillimi duke filluar nga i pari që e nisi këtë lojë në dëm të Kosovës Hashim Thaçi, duket e quajtur së pari dialog kinse teknik për të lehtësuar jetën e qytetareve të Kosovës e në të vërtetë duke e favorizuar Serbin. Nga fundi nuk munde të fshihej se kemi të bëjmë me negociata politike në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë”, tha ai.

Avokati ka thënë se në dialogun Kosovë-Serbi, sipas tij, është më e forta e tyre, kur edhe ata me raste e thonë, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, e jo mes dy shteteve sovrane.

“Dhe qe na sollën deri në atë pikë sa që filluan të diskutojnë për territor të Kosovës sikur të ishte bahçe e tyre, hajt pasi sipas tyre na e ka falur Ranoviqi, tani po ja kthejmë dhuratën duke ja fal Serbisë edhe një pjesë prej 4 komunave të Kosovës, në të cilat gjinden Ujmani dhe Trepça, pa të cilat Kosova nuk ka mundur të quhet shtet sovran”, tha tutje Gashi për “Bota sot”.

Ai tha se, këta na e ndalen edhe njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, ngase, sipas tij, duke e kontestuar vet territorin shtetëror.

“Dhe ne fund bravo për Gjykatën Kushtetuese që ka vepruar ashtu drejt dhe ligjshëm siç edhe të gjithë e kemi ditur se nuk ka  asgjë të drejt në ketë ekip negociator dhe që është nga fillimi deri në fund ANTIKUSHTETUES”, përfundoi Gashi.

Ndryshe, pas këtij vendimi është deklaruar edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ku ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është udhërrëfyesi ynë në çdo hap drejt forcimit të shtetësisë sonë, por që kërkon mbështetje nga spektri politik për zgjidhjen e problemit shekullor me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat