Zyrtari i PDK-së tallet me Limajn e Ahmetin, ja çfarë iu thotë për Thaçin

Aktuale

Zyrtari i PDK-së tallet me Limajn e Ahmetin, ja çfarë iu thotë për Thaçin

Nga: A.ZH Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:45
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

Arben Gecaj, zyrtar për planifikime strategjike të politikave në PDK, ka kritikuar ashpër kryenegociatorët Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit, ka konstatuar sot se është shkelur Kushtetuta e Kosovës me emërimin e Ekipit Dialogues me Serbinë në Bruksel.

E zyrtari i PDK-së ka ironizuar me Ahmetin dhe Kurtin, duke thënë se atyre ua kishte verbuar lakmia syrin, mendjen dhe shpirtin, pasi që nga fillimi e dinin se ishin “antikushtetues”, përcjell Bota sot.

“Veç pozat e fjalet e Limajt e Ahmetit kur po më kujtohen, boll. Plus mbajke shënime e thoshte, ende letrat s‘mi ka pru Thaçi”, ka shkruar Gecaj.

Postimi i plotë i Gecajt:

Të gjithë e kemi ditur se është pikërisht kështu, i madh e i vogël e dinim së është antikushtetuese, po, lakmia per te qene dikun i pari po na verbon syrin, mendjen e shpirtin. Me sy hapur si huti ne zgurre shkojm e bimë një nga një. Vec pozat e fjalet e Limajt e Ahmetit kur po me kujtohen, boll. Plus mbajke shenime e thonte, ende letrat s‘mi ka pru Thaci.

Por, ne anen tjeter, të pavlere jemi te gjithe ne, pa dallim, ne raport me ata të cilëve ne jemi duke iu humbur kohën ne kete vend me kaprrica, kurtha e t’hedhme. E ata jane te rinjet, femijet, e tjeret qe jane ne ardhje . Koha qe ne e marrim per te zgjedhur nje problem eshte luks, nje luks i pafund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat