Kapen të fortit e PDK’së, Reçica kundër Lushtakut

Aktuale

Kapen të fortit e PDK’së, Reçica kundër Lushtakut

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 20:05
Ilmi Reçica dhe Sami Lushtaku

Kush janë të fortit e PDK-së? Akuzave të Lushtakut u përgjigjet Ilmi Reçica, thotë se në secilën parti ka figura të forta.

Sami Lushtaku ka vënë në pikëpyetje iniciativën e Kadri Veselit për të larguar nga partia njerëz të cilët kanë aktakuza për korrupsion.

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga partia.

Për më tepër, ai ka kërkuar nga Veseli t’i largojë nga partia katër-pesë persona, të cilët, sipas tij, e kanë bllokuar Kosovën e PDK-në, dhe të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, drejtësinë, biznesin dhe mediat.
 



E njëri nga të fortit e PDK-së, Ilmi Reciça, ka komentuar deklaratat e Lushtakut. Ai ka mohuar që PDK-ja dhe individët e saj veprojnë ashtu siç ka thënë ish kryetari i Skënderajt. “Secila parti ka njerëz të fuqishëm. S’di për kënd ka aluduar, është e drejtë e tij që ta thotë mendimin e tij hapur”. Po kush janë të fortit e PDK-së? “Nuk ka njerëz të PDK që janë më të fortë ose më pak të fortë, atë e përcaktojnë proceset zgjedhore brenda PDK-së”. Një deputet tjetër i PDK-së thotë se nuk e di se për kë ka aluduar Sami Lushtaku. “O nuk ka bre njerëz të fortë në PDK, ligji është i fortë”, ka thënë Andin Hoti. E deputetja Xhevahire Izmaku nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e bashkë partiakut. As disa deputetë të tjerë kësaj partie nuk kanë pranuar të flasin rreth akuzave të Sami Lushtakut. Këto zhvillime në PDK, sipas analistit Imer Mushkolaj, flasin më shumë për të ardhmen e kësaj partie dhe ndarjen e saj në dy blloqeve. Të fortit e PDk-së që i përmend Lushtaku, sipas Mushkolajt nuk janë ata që tash kanë marrë pozita në këtë parti. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, posa e rimori pozitën e kreut të partisë vendosi që t’i largojë nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat