Veseli: Falënderoj deputetët që votuan sot Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Aktuale

Veseli: Falënderoj deputetët që votuan sot Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Nga: Z.B Më: 27 qershor 2019 Në ora: 20:39
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas votimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka falënderuar deputetët për miratimin e këtij ligji, përcjell “Bota sot”.

Veseli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se të gjithë deputetët pa dallim, tregun se e ardhmja e sigurt e fëmijëve të Kosovës është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

Postimi i plotë:

Falënderoj deputetët që votuan sot Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili dënon çdo formë të dhunës ndaj fëmijëve. Duke e votuar të gjithë deputetët pa dallim, treguam se e ardhmja e sigurt e fëmijëve të Kosovës është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat