Hoti: Duhet dorëheqja e Qeverisë, jo vetëm ajo e Ahmetit - Bota Sot
Hoti: Duhet dorëheqja e Qeverisë, jo vetëm ajo e Ahmetit

Aktuale

Hoti: Duhet dorëheqja e Qeverisë, jo vetëm ajo e Ahmetit

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 20:49
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë pas vendimit të Kushtetueses.
 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pas vendimit të Kushtetueses, dialogu merr një drejtim tjetër.

Hoti ka thënë se ata që kanë shkelur kushtetutën duhet të japin dorëheqje dhe t’u hapin rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

“Sot Gjykata e ka vulosur se Ligji për dialogun është jo kushtetues dhe gjithashtu e ka sqaruar se kush ka të drejtë të udhëheq me dialogun që është në përputhje me qëndrimin tonë qysh nga dita e parë. Dialogu udhëhiqet vetëm nga një Qeveri legjitime”, ka thënë Hoti në RTV Dukagjini.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se nuk mjafton dorëheqja e Shpend Ahmetit dhe anëtarëve të tjerë të PSD-së nga Ekipi Negociator, por duhet dorëheqja e Qeverisë.

“Kolegët opozitarë të PSD-së duhet të kërkojnë publikisht falje sepse kanë shkelur Kushtetutën”, tha ai.

Hoti ka thënë se nëse PSD do të kishte qëndruar në qëndrimet opozitare tashmë zgjedhjet e reja do të ishin mbajtur.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Hoti ka thënë se opozita do t’i shqyrtojë të gjitha veprimet kushtetuese “për të pamundësuar vazhdimin e qeverisjes së vendit nga një qeveri që ka shkelur Kushtetutën”.

Deputeti i LDK-së ka thënë se mocioni mbetet në tavolinë, por tashmë është krijuar një momentum i ri pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...