Shefi i deputetëve të LDK’së akuzon PSD’në se e ka shpëtuar qeverinë nga rrëzimi

Aktuale

Shefi i deputetëve të LDK’së akuzon PSD’në se e ka shpëtuar qeverinë nga rrëzimi

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:22
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pas vendimit të Kushtetueses dialogu merr një drejtim tjetër.

Hoti ka thënë se këta që kanë shkelur kushtetutën duhet të japin dorëheqje dhe t’u hapin rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

“Sot Gjykata e ka vulosur se Ligji për dialogun është jo kushtetues dhe gjithashtu e ka sqaruar se kush ka të drejtë të udhëheq me dialogun që është në përputhje me qëndrimin tonë qysh nga dita e parë. Dialogu udhëhiqet vetëm nga një Qeveri legjitime”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se nuk mjafton dorëheqja e Shpend Ahmetit dhe anëtarëve të tjerë të PSD-së nga Ekipi Negociator, por duhet dorëheqja e Qeverisë.

“Kolegët opozitarë të PSD-së duhet të kërkojnë publikisht falje sepse kanë shkelur Kushtetutën”, tha ai.

Ai ka thënë se nëse Partia Socialdemokrate do të kishte qëndruar në qëndrimet opozitare tashmë zgjedhjet e reja do të ishin mbajtur.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Hoti ka thënë se opozita do t’i shqyrtojë të gjitha veprimet kushtetuese “për të pamundësuar vazhdimin e qeverisjes së vendit nga një qeveri që ka shkelur Kushtetutën”.

Deputeti i LDK-së ka thënë se mocioni mbetet në tavolinë, por tashmë është krijuar një momentum i ri pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat