Ahmeti: Takimi i fshehtë në Berlin – gabim i madh i Haradinajt, Arifi na shkeli si Ekip

Aktuale

Ahmeti: Takimi i fshehtë në Berlin – gabim i madh i Haradinajt, Arifi na shkeli si Ekip

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:31
Takimi i fshehtë Arifi - Gjuriq

Shpend Ahmeti në cilësinë e kryenegociatorit të deritanishëm të Ekipit Shtetëror për Dialogun ka folur për takimin e fshehtë në Berlin të njerëzve të Haradinajt me Marko Gjuriqin dhe përfaqësues të tjerë serbë – raporton Periskopi.

Ahmeti ka thënë se ky takim ishte gabim i madh i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në Debat Plus në Tv Dukagjini, Ahmeti ka thënë se nuk e di me çfarë kapaciteti ka shkuar Avni Arifi në atë takim.

“Ai është aktualisht ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara. S’di me çfarë kapaciteti ka shkuar ai atje. Ai na ka rrëzuar neve nëse ka shkuar atje si pjesë e Ekipit. Takimi i fshehtë në Berlin ishte gabim i Haradinajt”, ka thënë Ahmeti tutje.

Ai ka thënë se për këtë çështje menjëherë kishte kontaktuar kryenegociatorin tjetër, Fatmir Limaj, për të cilin thotë se po ashtu nuk ka qenë i informuar për atë takim.

Ndërkohë, javën e kaluar në Berlin është mbajtur takim i fshehur i njerëzve të Haradinajt në krye me Avni Arifin me Marko Gjuriqin dhe delegacionin serb.

Në media u raportua se në këtë takim në Berlin, njerëzit e Haradinajt kanë diskutuar edhe për Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat