Shpend Ahmeti: Në Vetëvendosje s’po ka më ide, ka mbetur veç yllëzimi i Albinit në parti

Aktuale

Shpend Ahmeti: Në Vetëvendosje s’po ka më ide, ka mbetur veç yllëzimi i Albinit në parti

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:58
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje që prej daljes së 12 deputetëve po ka mungesë të ideve politike dhe propozimeve të politikave majtiste.

Ahmeti ka thënë se në Vetëvendosje ka mbetur vetëm yllëzimi i liderit të partisë, Albin Kurti, se ai është shpëtim i Kosovës.

“Ai e ka problem me u taku me PSD’në me njerëz që ka kalu shumë vite. Ndoshta me mu më pak. Për hatër të shtetit, duhet bërë strategji të përbashkëta për çështje të interesit shtetëror. Albin Kurti më nuk e ka problem të ulet në tavolinë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Nuk e ka problem të takohet e të bisedojë as me Isa Mustafën që ka thënë s’di çka jo për të”, ka thënë Ahmeti në Debat Plus në Tv Dukagjini.

Ai thotë se duhet një formulë më të mirë të subjekteve politike që e ndërron këtë gjeneratë që e synojnë veç pushtetin dhe fitimet personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat