Mbështetja e BE-së për të Drejtat e Njeriut në Kosovë

Aktuale

Mbështetja e BE-së për të Drejtat e Njeriut në Kosovë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 07:19
Ilustrim

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis sot organizojnë ngjarjen përmbyllëse të projektit të financuar nga BE-ja "Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive", i cili implementohet nga të njëjtit.

Projekti është financuar nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

Kjo ngjarje do të mbledhë hisedarët kryesorë për të drejtat e njeriut në Kosovë për të diskutuar dhe reflektuar së bashku mbi tërë progresin dhe objektivat e arritura gjatë rrjedhës së projektit.

Pjesëmarrës do të jenë Riccardo Serri, zëvendësshef i Zyrës së BE-së dhe Hilmi Jashari, Avokat i Popullit.

Në ngjarjen përmbyllëse, projekti do të ofrojë informata për përmbledhjen përfundimtare të opsioneve për zgjidhje lidhur me analizën e të dhënave të të drejtave të njeriut në Kosovë nga këndvështrimi i organizatave të shoqërisë civile.

Ngjarja përmbyllëse do të jetë gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi perspektivat e OSHC-ve në lidhje me zbatimin e përgjithshëm dhe sfidat që lidhen me kornizën e të drejtave të njeriut të garantuara me ligjet dhe politikat e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat