Të rinjtë e familjes Jashari – Ademi, Hamza e Shabani janë rritur 

Aktuale

Të rinjtë e familjes Jashari – Ademi, Hamza e Shabani janë rritur 

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 08:32
Ademi, Hamza e Shabani Jashari

Kanë kaluar 21 vjet nga lufta e lavdishme e Jasharëve me policinë dhe me ushtrinë serbe, e cila kishte zgjatur 3 ditë, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Familja Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jasharin pa dyshim se është njëra prej familjeve, e cila bëri jehonë në historinë e popullit shqiptar.

Në mesin e këtyre sulmeve disa prej anëtareve shpëtuan, e për ta mbajtur gjithmonë kujtimin e gjallë për ta, disa prej emrave të të parëve të tyre i kanë përtërirë kështu duke i jetësuar emrat e të rënëve te gjeneratat e reja. Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ia ka përtërirë emrin e babait djalit të tij.

Murat Jashari përtëriu emrin e Shabanit, kurse, emrin e Hamzës e pëtëriu Bekimi. Ademi, Shabani e Hamza të rinj tashmë janë rritur dhe jetojnë një jetë të lumtur duke e gëzuar lirin për të cilën të parët e tyre ranë dëshmorë. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të pasardhësve të Jasharëve. Ademi dhe Hamza janë të një gjenerate ata tani kanë nga 16 vjet, ndërsa Shabani sivjet ka përfunduar shkollën e mesme.

Image
Adem Jashari
Image
Adem Jashari
Image
Hamza Jashari
Image
Hamza Jashari
Image
Shabani Jashari
Image
Shabani Jashari
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat