Qeveria e përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha komunitetet në vend

Aktuale

Qeveria e përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha komunitetet në vend

Nga: Z.B Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:09
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se me qëllim të rritjes së partneritetit dhe përfaqësimit të të gjitha komuniteteve në vend, sot ka pritur në takim deputetin e komunitetit Ashkali, Danush Ademi, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook ku ka shkruar se gjatë këtë takimi kanë diskutuar për pozitën dhe angazhimin e tyre në vend.

“Shpreha përkushtimin tonë, që komuniteti Ashkali dhe të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, të kenë trajtim dhe përfaqësim meritor në shoqëri institucionet e vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Qeveria e përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha komunitetet në vend.

Me qëllim të rritjes së partneritetit dhe përfaqësimit të të gjitha komuniteteve në vend, sot prita në takim deputetin e komunitetit Ashkali, Danush Ademi, me të cilin biseduam për pozitën dhe angazhimin e tyre në vend.
Shpreha përkushtimin tonë, që komuniteti Ashkali dhe të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, të kenë trajtim dhe përfaqësim meritor në shoqëri institucionet e vendit.RH
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat