Konjufca: Janë bërë dy krime të mëdha me homologimin,njëri nga Fatmir Limaj tjetri nga Pal Lekaj

Aktuale

Konjufca: Janë bërë dy krime të mëdha me homologimin,njëri nga Fatmir Limaj tjetri nga Pal Lekaj

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:17
Glauk Konjufca

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave, ka thënë se në Kosovë janë bërë dy krime të mëdha sa i përket homologimit të veturave dhe vendimet e marra kanë qenë antikushtetuese.

Për krimin e parë ai fajson ministrin e atëhershëm Fatmir Limajn.

“Krimi i parë është ai i vitit 2008. Atë udhëzim e ka marrë ministri i atëhershëm Fatmir Limaj. Në vitin 2008 duke e keqinterpretuar qëllimisht ligjin e atëhershëm për siguri në komunikacion, ai shkon dhe e shkruan një udhëzim administrativ duke e pasur në mendje një kompani të caktuar të cilën e përgatisin të ja japin një fushë siç është kjo procedura e homologimit në Kosovë. Ajo kontratë i ka 10 vite afat”, ka thënë Konjufca për krimin e parë.

Ndërsa për krimin e dytë Konjufca tha se fajtor është Pal Lekaj.

“Krimi i dytë është bërë kur kësaj kontrate i është ofruar fundi, dhe në vend se më shfrytëzuar këtë për ta ndërprerë kontratën, Pal Lekaj e merr udhëzimin administrative të tij i cili ia siguron vazhdimësinë monopolist në homologim, kompanisë “Eurolabi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat