Haradinaj: Zhvillimi i politikave të qëndrueshme në arsim, objektiv i Qeverisë

Aktuale

Haradinaj: Zhvillimi i politikave të qëndrueshme në arsim, objektiv i Qeverisë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 14:57
Pamje nga takimi

Zhvillimi i politikave të qëndrueshme në arsim dhe programet për arsim dual dhe profesional, objektiv i Qeverisë së vendit. Kështu është zotuar kryeministri i Kosovës gjatë një takimi me themeluesin e Kolegjit Heimerer dhe drejtorin e kolegjit Petrit Beqiri.

Kryeministri është shprehur i impresionuar nga puna e Kolegjit Heimerer dhe partneritetit Kosovaro-Gjerman për Arsim dhe Karrierë në Shëndetësi, të cilët kanë arritur të zhvillojnë kurrikulat e nevojshme në këtë fushë të arsimit dhe kanë menaxhuar qëndrueshmërinë e funksionimit për gati 10 vite në Kosovë.

“Shtimi i programeve, përfshirja e diasporës tonë në partneritet, mundësia e ofrimit të shërbimeve nga këtu për tregun gjerman, lehtësirat burokratike dhe administrative, ishin disa nga temat e diskutimit, për të cilat shpreha mbështetjen dhe angazhimin tone”, ka theksuar kryeministri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat