Thaçi ndanë dekoratën “Hero i Kosovës” për vëllain e Adem Grabovcit

Aktuale

Thaçi ndanë dekoratën “Hero i Kosovës” për vëllain e Adem Grabovcit

Nga: D.RR Më: 28 qershor 2019 Në ora: 15:01
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka ndarë sot urdhrin “Hero i Kosovës” për dëshmorin Dinë Grabovci, vëllain e zyrtarit të PDK-së, Adem Grabovci, shkruan "Bota sot".

Thaçi thotë se ai ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën tonë çlirimtare.

Postimi i plotë:

Nderimi për dëshmorët është nderim për historinë e popullit tonë. Urdhrin “Hero i Kosovës”, sot e ndava edhe për dëshmorin Dinë Grabovci. Ai ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën tonë çlirimtare! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat