Çka është tepër, është tepër: Në Francë paguajnë 80 euro për homologim, ne pasanikët 125 euro

Aktuale

Çka është tepër, është tepër: Në Francë paguajnë 80 euro për homologim, ne pasanikët 125 euro

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 15:03
Albulena Haxhiu

Deputetja nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për heqjen e monopolist lidhur me shërbimin e homologimit të veturave, ka thënë se Limaj dhe Lekaj po tentojnë t’ua vazhdojnë monopolin Devollëve. Përveç kësaj ajo i përmendi edhe çmimet e këtyre shërbimeve që janë jashtëzakonisht të larta në krahasim me vendet e zhvilluara por edhe ato të rajonit.

“Përveç Fatmir Limajt në këtë seancë duhej të ishte edhe Pal Lekaj, të cilët po tentojnë t’ua vazhdojnë monopolin Devollëve edhe pse kjo familje ka monopol qe 11 vite falë Fatmir Limajt dhe Adem Grabovcit”, ka thënë Haxhiu.

E çmimet për të cilat Eurolabi ofron shërbime deputetja Haxhiu i komentoi si zhvatje dhe abuzim mbi qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Sipas analizës GAP, Franca që ka një standard shumë të lartë në krahasim me Republikën e Kosovës, homologimi i kushton vetëm 80 euro. Ndërsa Kosova e ka 125 euro derisa qytetarët e saj kanë paga 170 euro. Këto çmime janë të larta edhe në krahasim me vendet e rajonit më pak të zhvilluara: Maqedonia 90 euro, Mali i Zi 80 euro. Kjo nuk është asgjë tjetër përveç zhvatje dhe abuzim mbi qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne konsiderojmë se nuk ka asnjë ligj që e lejon monopolin, por edhe nëse do të lejohej me ligj monopoli, unë e përmenda nenin 190 të kushtetutës që tregon epërsi ndaj ligjit”, ka theksuar deputetja Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat