Haradinaj takohet me Shpëtim Idrizin, flasin për çështjen shqiptare

Aktuale

Haradinaj takohet me Shpëtim Idrizin, flasin për çështjen shqiptare

Nga: N.Sh Më: 28 qershor 2019 Në ora: 15:53
Ramush Haradinaj me delegacionin e PDIU

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot një delegacion të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të PDIU-së, të kryesuar nga kryetari Shpëtim Idrizi.

Haradinaj ka treguar se me Idrizin kanë biseduar për zhvillimet mbarëkombëtare politike dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve.

Lexojeni postimin e plotë:

Mirëprita në takim një delegacion të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, të kryesuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi, me të cilët biseduam për zhvillimet mbarëkombëtare politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, në vazhdimësi ka synuar promovimin e çështjes shqiptare, mbrojtjes së diasporës, e përfshirjes së atdhetarisë. Bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm dhe uroj që një rrugëtim i tillë të na përcjellë çdoherë! RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat