Edita Tahiri “godet” me dy fjalë Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin

Aktuale

Edita Tahiri “godet” me dy fjalë Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin

Nga: A.ZH Më: 28 qershor 2019 Në ora: 15:57
Edita Tahiri

Edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri, ka thënë disa fjalë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit, dje ka konstatuar se emërimin e Ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, është anti-kushtetues.

E Tahiri është tallur me Ekipin negociator, duke pyetur ata se si ia mësyen dialogut, pa e njohur mirë Kushtetutën e Kosovës, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se Ekipi “do ta merrte në qafë Kosovën”.

“A thua ky ekip negociator si ia paska mësy bisedimeve me Serbinë pa e njohur mirë Kushtetutën. Paskan pas me e marrë n’qafë Kosovën”, ka shkruar Edita Tahiri në një postim në Facebook.

Ndryshe, dialogu udhëhiqej nga kryenogiatorët Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, e ky i fundit ka dhënë dje dorëheqje pas vendimit të Kushtetueses./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat