Matoshi kërkon urgjentisht fillimin e hetimeve për rastin e paraqitur nga deputeti Zeka

Aktuale

Matoshi kërkon urgjentisht fillimin e hetimeve për rastin e paraqitur nga deputeti Zeka

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:59
Fatmir Matoshi

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka kërkuar sot zyrtarisht nga organet e hetuesisë që të fillojnë menjëherë hetimet në lidhje me rastin e paraqitur nga deputeti Milaim Zeka, në seancën e sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, rreth ndërtimit të një hoteli në Brezovicë.

“Ministri Matoshi, është falënderues ndaj deputetit Milaim Zeka, dhe secilit qytetar tjetër që ndihmon Ministrinë dhe organet tjera shtetërore në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative në vend”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Mjedisit.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbetet i përkushtuar që në kuadër të kompetencave të veta të hap të gjitha dyert dhe rrugët për hetimin e këtij rasti dhe siguron organet e hetuesisë se askush brenda MMPH-së nuk do të lejohet që të pengojë këtë proces.   

Kërkesa e Ministrit Matoshi drejtuar organeve të hetuesisë shpreh vullnetin dhe përkushtimin e MMPH-së që ky rast të zbardhet sa më shpejtë.

Të bashkangjitur keni shkresën zyrtare të Ministrit Matoshi, drejtuar Policisë së Kosovës.

Deputeti Milaim Zeka ka deklaruar se një biznesmeni ia kanë kërkuar harraq 800 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat