Haradinaj: Bashkëpunimi politik Kosovë- Shqipëri është i domosdoshëm

Aktuale

Haradinaj: Bashkëpunimi politik Kosovë- Shqipëri është i domosdoshëm

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 17:01
Haradinaj: Bashkëpunimi politik Kosovë- Shqipëri është i domosdoshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, nga Shqipëria, i cili shoqërohej edhe nga anëtarët e kryesisë, Galip Taho dhe Aqif Rakipi, me të cilët ka biseduar për zhvillimet mbarëkombëtare politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar kryetarin Idrizi për prioritetet e Qeverisë veçmas në zhvillimin ekonomik, proceset eurointegruese dhe bashkëpunimin ndërfqinjësor si një parakusht për integrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Sipas një komunikate të Qeverisë, duke i falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që shteti shqiptar ka dhënë për Kosovën në momentet më të vështira, kryeministri Haradinaj tha se edhe tani është i domosdoshëm bashkëpunimi politik institucional për rrugën eurointegruese të dy vendeve.

“Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, në vazhdimësi ka synuar promovimin e çështjes shqiptare, si parti e kauzave kombëtare dhe mbrojtjes së diasporës. Bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm dhe uroj që një rrugëtim i tillë të na përcjellë çdoherë”, tha kryeministri Haradinaj.

 Ndërkaq, kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat