Qytetari nga Prishtina befason me kërkesën e rrallë në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Qytetari nga Prishtina befason me kërkesën e rrallë në Kuvendin e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 28 qershor 2019 Në ora: 18:02
Selman Krasniqi

Një qytetar nga fshati Hajvali i Prishtinës, ka inicuar një çështje interesante në Kuvendin e Kosovës.

Selman Krasniqi ka thënë se që nga maji i vitit 2016, kishte dërguar idenë e tij në Kuvend, për rritje të pagave të gjinisë femërore për 10% më të larta se të gjinisë mashkullore për punën e njëjtë në sektorin publik dhe privat.

Ai ka thënë se femrat deri tani janë diskriminuar, duke marrë prej 10% rroga më të ulëta se sa meshkujt në Kosovë.

“Jam Selman Krasniqi i lindur në Prishtinën me vendbanim në Hajvali. Jam një qytetar i thjeshtë, por kam inicuar një çështje në Parlamentin e Republikës së Kosovës që nga 02.05.2016 në Zyrën e Znj.Ganimete Musliu, ku kam dërguar idenë apo kërkesën time për rritjen e pagave gjinisë femërorë për 10 % më të larta sesa meshkujve për punën e njëjtë që bëjnë në sektorin publik dhe privat e jo si deri më tani që janë të diskriminuara për 10% më pak në paga”, ka thënë Selmani për gazetën “Bota sot”.

Ai ka treguar se për idenë dhe kërkesën e tij, janë njoftuar shumë deputetë, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, madje edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Image
Kërkesa e tij drejtuar Veselit

Selmani ka pohuar se Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, i kryesuar nga deputetja Duda Balje, ka përkrahur në parim kërkesën e tij.

“Janë të njoftuar shumë deputetë/deputete. Ideja dhe kërkesa ime ka arritur në Qeverinë e atë hershme në krye me Isa Mustafën dhe këtë aktuale Kryeministrin Ramush Haradinaj edhe deri te Kryekuvendari Kadri Veseli, me të cilin e kam biseduar edhe live këtë çështje dhe te Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe së fundi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës të Kryesuar nga Deputetja Znj.Duda Balje, të cilën e falënderoj shumë për përkrahjen ku isha pjesëmarrës edhe unë. Komisioni në parim e ka përkrahur”, ka thënë ai më tej.

Sipas tij, këtë problem nuk e ka vetëm Kosova, por edhe shtetet tjera në botë, duke marrë shembullin e Zvicrës, ku femrat paguhen 20% më pak sesa meshkujt.

“Këtë problem nuk e ka vetëm Kosova, por e gjithë bota në veçanti shteti zviceran, ku femrat paguhen 20% më pak sesa meshkujt. Atje shumë herë ka edhe protesta dhe këtë problem e kaën ndër vite. Unë jam i gatshëm t’i përkrahi edhe në Zvicër me idenë time. Edhe Raporti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punë, thotë se ka diskriminim të gjinisë femërore në pagë në nivel botëror, ku femrat paguhen deri 23 % më pak sesa meshkujt”, ka theksuar qytetari nga Prishtina.

Selman Krasniqi pretendon të jetë njeriu i parë në Kosovë dhe në mbarë botën që ka bërë një kërkesë të tillë.

Sipas tij, nëse ky ligj kalon në Kuvendin e Kosovës, do të bëhemi shteti më i civilizuar në botë dhe Kuvendi do të marrë epitetin e Parlamentit më të guximshëm në botë.

“Unë jam njeriu i parë në Republikën e Kosovës dhe në mbarë botën me idenë që femrat të paguhen 10% më shumë sesa meshkujt për punën e njëjtë që bëjnë në të gjitha profesionet në sektorin Publik dhe privat dhe pa dyshim nëse votohet dhe kalon ky ligj në Kuvendin e Kosovës, bëhemi shteti më i civilizuar në botë dhe Parlamenti i Republikës së Kosovës e merr epitetin Parlamenti më i guximshëm në botë “, ka thënë ai për “Bota sot".

Image
Kërkesa e Krasniqit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat