Lajmi i fundit: Zgjidhet kryetari i ri i degës së LDK-së në Prizren, ja kush do ta udhëheqë këtë parti

Aktuale

Lajmi i fundit: Zgjidhet kryetari i ri i degës së LDK-së në Prizren, ja kush do ta udhëheqë këtë parti

Nga: N.H Më: 28 qershor 2019 Në ora: 19:09
Driton Selmanaj dhe Anton Quni

Dega e LDK-së në Prizren ka ardhur në fund të procesit të brendshëm zgjedhor.

Procesi zgjedhor tashmë është përmbyllur në të gjitha nëndegët e Prizrenit dhe në këto çaste u votua edhe kryesia e re e degës dhe kryetari.

Në këtë proces që morën pjesë 101 delegatë, kryetar i LDK-së në Prizren është zgjedhur deputeti Anton Quni, raporton "Bota sot".

Kujtojmë se për kryetar të kësaj dege kandiduan dy deputetë, Anton Quni dhe Driton Selmanaj.

Sipas një burimi të "Bota sot", procesi zgjedhor ka kaluar në atmosferë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat