Sherifi: Seanca e sotme për homologim, luftë e ndyrë shpifëse dhe propaganduese, sidomos e VV’së

Aktuale

Sherifi: Seanca e sotme për homologim, luftë e ndyrë shpifëse dhe propaganduese, sidomos e VV’së

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 19:46
Bilall Sherifi

Përkundër debatit me orë të tëra, deputetët e Kuvendit nuk arritën të marrin vendim në seancën e jashtëzakonshme për monopolin në homologim. Kjo ndodhi pasi në fund të seancës mbetën një numër shumë i vogël i deputetëve.

Deputeti i Nismës, Bilall Sherifi dyshon se kjo seancë është ftuar veç ‘’për të bërë luftë të ndyrë shpifëse dhe propaganduese’’.

Ai në veçanti akuzon deputetët e VV’së.

Ja postimi i plotë i Sherifit:

Nga 46 deputetët nënshkrues për mbajtjen e seancës së sotme të jashtëzakonshme, me temën e vetme HOMOLOGIMIN, në momentin kur përfundoi seanca dhe duhej votuar, në sallë kishin qëndruar një numër tejet i vogël i tyre.

Kjo forcon dilemën e ngritur gjatë debatit të sotëm nga unë dhe shumë kolegë tjerë, se seanca nuk është ftuar që Kuvendi pas debatit të votojë një qëndrim të pëbashkët për këtë çështje por vetëm sa për të bërë luftë të ndyrë shpifëse dhe propaganduese!

Mungesa e madhe e deputetëve të partive nënshkruese, që në momentin e votimit nuk arrinte as në 15, dëshmon se sot të jashtëzakonshme ishin vetëm propaganda dhe shpifjet e tyre. Në veçanti e disa deputetëve të VV-së! Ndryshe të gjithë do të kishin qëndruar në sallë për të votuar dhe miratuar vendimin të cilin në fillim të seancës në emër të tyre u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit!

P.S
Ky është vendimi që u është shpërndarë sot deputetëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat