Trajkoviq: Thaçi dhe Vuçiq kanë vizatuar hartat në takimet e fshehta që u mbajtën në Vatikan, Paris dhe ShBA

Aktuale

Trajkoviq: Thaçi dhe Vuçiq kanë vizatuar hartat në takimet e fshehta që u mbajtën në Vatikan, Paris dhe ShBA

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 22:54
Rada Trajkoviq

Ish-deputetja e Kuvendit nga radhët e Komunitetit serb, Rada Trajkoviq, është shprehur e bindur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksandër Vuciq, janë takuar fshehurazi nëpër vende të ndryshme të botës, shkruan Gazeta Blic.

Në një intervistë për “Blic Interview me Astrit Gashi”, Trajkoviq, ka thënë se të dy presidentët janë takuar në Vatikan, Paris dhe ShBA, dhe se sipas saj, në këto takime të fshehta janë vizatuar edhe kufinjtë mes dy vendeve.

“Nuk do ta thotë asnjëri e as tjetri. Vuciqi e thotë më hapur se ndarja është ideja e tij. Daciqi nuk është i fuqishëm tani. Unë mendoj që tepër shpesh takohen (Thaci dhe Vuciq) dhe pak dimë për këto takime. Ata takohen në Vatikan, Paris, Amerikë. Thaci këto po i mohon, por ka burime diplomatike që ata po punojnë shumë për ndarje. Madje në këto takimet e fshehta hapin harta mbi tavolinë dhe vizatim të kufinjëve”, ka thënë Trajkoviq.

Ajo ka thënë se hartat e Thaçit dhe Vuçiqit, janë harta të vuajtjes dhe shkatërrimit.

“Unë do t’i quaja harta të vuajtjes dhe shkatërrimit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat