Vjeshta shihet si opsion për zgjedhje të parakohshme dhe nga dy partitë në pushtet

Aktuale

Vjeshta shihet si opsion për zgjedhje të parakohshme dhe nga dy partitë në pushtet

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 11:20
Pamje nga mbledhja e qeverisë

Përveç partive opozitare zgjedhjet e parakohshme po shihen si opsion dhe nga vet partitë në pushtet. Dy partitë, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re që janë pjesë përbërëse e qeverisë Haradinaj, vjeshtën po e shohin si opsion serioz për zgjedhje. Por për të arritur këtë po kërkojnë marrëveshje politike të të gjitha partive parlamentare.

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha thotë për KosovaPress se pushteti ka filluar të ketë problem funksionimin në parlament, për shkak të krizës së votave.

Për këtë deputeti Berisha, deklaron se do të duhej që në fillim të vjeshtës të ulën gjitha partitë për bërë një analizë të gjendjes në të cilën është Kosova.

Berisha: Të shkohet me marrëveshje politike në zgjedhje të parakohshme,

“Ka fillimi i vjeshtës ndoshta duhet me u ulur të gjitha subjektet politike me bërë një analizë të gjendjes të cilën është Kosova. Në rast se është e nevojshme të shkohet me marrëveshje politike në zgjedhje të parakohshme, pse jo. Në rast që nuk shkon, ne duhet të jemi korrekt dhe të themi që megjithatë atë dhe pushteti ka problem e funksionimit krizën e votave. Jo rastësisht mbi 80 ligje me muaj të tërë javën sjell në sirtar të Kuvendit”

Ndërkaq dhe sekretari i AKR-së, Vesel Makolli thotë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e këtij viti.

Makolli: Në atë moment që konstatohet që është interesi i shtetit me shku në zgjedhje ne shkojmë

“ Në atë moment që konstatohet që është interesi i shtetit me shku në zgjedhje ne shkojmë, nuk është problem. Po në vjeshtë dhe qetash nuk është problem, sa i përket neve si parti”, deklaron Makolli. 

Se do të ketë zgjedhje të reja në tetorin e këtij viti e thotë dhe analisti politik, Rasim Alija.

Por pavarësisht kësaj, ai deklaron se as Nisma dhe as AKR-ja nuk e ka komoditetin që t’i humbin pozitat aktuale që i kanë në Qeveri.

Alija: Zgjedhje të reja mund të ketë në tetorin e këtij viti

“Unë i konsideroj vetëm deklarata të verës dhe asgjë serioze. Jam i bindur që as Nisma dhe as AKR-ja nuk e kanë as komiditetit dhe mbi të gjitha nuk e kanë luksin pozitat aktuale që i kanë në Qeveri. Zgjedhje të reja mund të ketë në tetorin e këtij viti, mirëpo vetëm me opsionin e rrëzimit nga vet PDK-ja”, thotë Alija.

Ndryshe, tre liderët opozitar, Isa Mustafa nga LDK, Albin Kurti nga VV-ja dhe Shpend Ahmeti nga PSD janë duke vazhduar takimet e tyre për koordinim të rrëzimit të Qeverisë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat