Mustafa për shkeljen e Kushtetutës: Dy presidentë dhanë dorëheqje për këtë, radhën e ka Qeveria dhe Kuvendi

Aktuale

Mustafa për shkeljen e Kushtetutës: Dy presidentë dhanë dorëheqje për këtë, radhën e ka Qeveria dhe Kuvendi

Nga: G.B Më: 29 qershor 2019 Në ora: 11:47
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetues Ekipin e Dialogut, për të cilin LDK dhe VV kishte kundërshtuar që në fillim, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se për shkak të shkeljes së Kushtetutës, dy presidentë tanë kanë dhënë dorëheqje dhe tani është radha e Qeverisë dhe Kuvendit.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë
Gjykata Kushtetuese foli. Shpalli jokushtetues në tërësinë e tij Ligjin për dialogun. Shpalli jokushtetues Ekipin e Dialogut.
Ekipi, pa e pritur hyrjen në fuqi të Ligjit, i cili u kontestua nga LDK dhe VV, ushtroi veprime jokushtetuese në procesin e dialogut me para të Buxhetit. Kryeministri, në mënyrë jokushtetuese, i kishte deleguar përgjegjësitë e tij për dialogun.
Qeveria shkeli Kushtetutën duke e aprovuar Projektligjin me përmbajtje jokushtetuese të sponzorizuar nga PSD. Kuvendi shkeli Kushtetutën duke e miratuar një Ligj jokushtetues, të propozuar nga Qeveria.

Janë këto shkelje të Kushtetutës në proporcione gjeometrike nga koalicioni PAN.

Dy presidentë tanë kanë dhënë dorëheqje kur është konstatuar shkelje e Kushtetutës. Tani radhën e ka kjo Qeveri dhe ky Kuvend. Duhet të pajtohemi se nuk lejohet që Kosovën ta drejtojnë shkelësit e Kushtetutës. IM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat