Vendimi i Kushtetueses, Limaj do të konsultohet për veprimet me partnerët e tjerë të koalicionit

Aktuale

Vendimi i Kushtetueses, Limaj do të konsultohet për veprimet me partnerët e tjerë të koalicionit

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 13:55
Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Kryetari i Nismës Social demokrate, Famir Limaj, ka mbajtur një konferencë për media.

Limaj ka thënë se veprimet lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do të ndërmerren pas dakordimit edhe me anëtarët e tjerë të koalicionit shtetëror.

“Gjykata Kushtetuese ka analizuar tekstin e Ligjit, ndërsa delegacioni është krijuar me votën e Parlamentit të Kosovës. Unë në ditët në vijim do të bisedojë me partnerët e koalicionit, dua t’i dëgjoj se si e shohin dhe si e vlerësojnë hapat e mëtejshëm të kësaj teme, dhe pasi të dëgjoj do të marr vendimin se si do ecim më tutje”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka publikuar analizën e saj lidhur me Ligjin për Dialogun dhe Kompetencat e Delegacionit Kushtetues.

Sipas Kushtetueses, ky ekip nuk ka bazë për të dialoguar me Serbinë.

Fatmir Limaj flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese 

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj mban konferencë për media për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat